Nga Kina, eskortë në Tiranë/ Zbardhet skema, si rekrutoheshin punonjëset e seksit dhe si zhvateshin nga tutorët e tyre

schedule13:38 - 22 Gusht, 2024

schedule 13:38 - 22 Gusht, 2024

Policia e Tiranës goditi këtë të enjte një rrjet të ushtrimit të prostitucionit në Tiranë. Nga hetimeve dhe verifikimet është zbuluar skema e ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet. Sipas policisë së Tiranës, dy shtetase kineze 52 vjeçe dhe një tjetër 38 vjeçe nëpërmjet rrjeteve sociale rekrutonin shtetase të tjera kineze por edhe filipinase të cilat i akomodonin në ambient të marrë me qira që e kishin përshtatur për prostitucion.

Në momentin që vajzat e rekrutuara kërkonin të tërhiqeshin nga ky aktivitet kriminal, dy autoret e dyshuara me anë të fotove të publikuara në faqen “Escort Tirana”, ushtronin dhunë ndaj tyre dhe presion ndaj familjarëve të vajzave të rekrutuara.

Gjithashtu gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasja kineze 38-vjeçarja, me anë të kanosjes dhe duke i bërë presion me anë të fotografive, ka marrë shumën 15 000 euro, nga njëra nga vajzat e shfrytëzuara, pasi kjo e fundit ka kërkuar të heqë dorë nga ky aktivitet kriminal.

Sakaq në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4500 euro të përfituara nga ky aktivitet kriminal, 1 laptop, 3 aparate celulare, 2 pasaporta, dhe 3 fletore me shënime.

Nga ky operacion është arrestuar 52-vjeçarja dhe është shpallur në kërkim 38-vjeçarja shtetasja kineze, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë 7 shtetase të huaja për ushtrim prostitucioni.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!