TIRANË- Kryeministri Edi Rama thotë se projektet në fushën e kërkimit shkencor, në teknologji dhe inovacion do të mbështeten me një financim prej 7 milionë euro.
Me një shënim në Facebook, Rama ka treguar detaje konkrete për projektet që do të mbështeten financiarisht.
“Ministria e Arsimit përmes Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit mbështet me një financim prej 7 milionë eurosh thirrjet për:
-Projektet e kërkimit shkencor dhe zhvillimit;
-Projektet e teknologjisë dhe inovacionit;
-Projektet e infrastrukturës së kërkimit shkencor; duke u dhënë mundësinë të gjitha universiteteve, njësive të kërkimit shkencor dhe kërkuesve shkencorë të zhvillojnë programet e tyre në nivelet më të larta të cilësisë së kërkimit, frymës së inovacionit dhe për të prodhuar impakt real në aktivitetin ekonomik, social e teknologjik të vendit”, shkruan Rama./abcnews.al
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!