Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nga kampion në dështim, mesfushori anglez përfundon te Besiktas

schedule22:05 - 25 Dhjetor, 2019

schedule 22:05 - 25 Dhjetor, 2019

Mesfushori anglez, Danny Drinkwater, u shpall kampion i Anglisë me Leicester City në vitin 2016, duke qenë pjesë e skuadrës që shkroi historinë në futbollin anglez. Për më tepër, Drinkwater ishte lojtari kryesor i “Dhelprave” në mesfushë, duke i siguruar vetes një kalim prej 38 milionë eurosh te Chelsea dhe grumbullimin me kombëtaren e Anglisë.

Që nga kalimi i tij te Chelsea, Drinkwater ka pasur një rënie drastike. Me Blutë e Londrës, ndeshjet për të ishin me pikatore dhe si pasojë, klubi londinez vendosi ta huazojë mesfushorin tek ekipi i Burnley. Edhe nën urdhrat e Sean Dyche, Drinkwater nuk shkëlqeu, duke qëndruar në stol në shumicën e takimeve.

Në janar, Burnley ka vendosur ta rikthejë mesfushorin te Chelsea, por as Blutë e Londrës nuk e duan. Si pasojë, ekipi turk i Besiktas është gati të përfitojë, duke bërë një ofertë për shërbimet e 29 vjeçarit. Me asnjë skuadër që nuk do shërbimet e tij, me shumë gjasa Drinkwater do të përfundojë në Turqi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!