Nga kamarier në arbitër, historia frymëzuese e emigrantit: Një ditë lexova një revistë dhe gjithçka ndryshoi

schedule09:30 - 26 Tetor, 2023

schedule 09:30 - 26 Tetor, 2023

Isal Ramadani është një ndër emigrantët shqiptar në Itali me një histori tepër frymëzuese. Ai gjatë kohës që punonte kamariere, bëri dhe një kurs për arbitër dhe tani këtë të fundit e ka kthyer dhe në profesion.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Ramadani ka zbuluar se në fillim e ka pasur shumë të vështirë për shkak të orareve, ndërsa tani paradite punë në një fabrikë, ndërsa pasdite si arbitër.

Ai madje është dhe baba i dy vajzave dhe do të dëshironte që në një të ardhme, ato të merreshin me sport.

“Gjatë javës pasditeve stërvitem sepse kërkon një punë fizike, që kur të vij ndeshja të jem i stërvitur fizikisht. Më të vështirë e kisha se kur punoja në restorant, sepse vikendeve siç dihet punoja më shumë dhe nëpër restorante, shkoja dhe në ndeshje. Ndodhte nga ndeshja në punë ose nga puna në ndeshje, e kisha më të vështirë dhe vendosa që ta ndërroja punën. Unë luaja futboll dhe një ditë rastësisht pash në një revistë se bëheshin kurs për arbitër, të jepeshin mundësitë të bëje kursin gratis dhe të shikoje ndeshjet gratis. Unë jam me ekipin e Fiorentinës.

Për sa i përket të ardhurave, ia kam parë hajrit më shumë arbitrimit, por pa ndeshje të trukuara dhe pastër. Kam dy vajza dhe me gjithë qejf do i kisha futur në botën e sportit, por janë ende të vogla. Më pëlqen disiplina që sporti ka dhe një të ri e largon dhe nga rruga e keqe”, u shpreh Ramadani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!