Nga Jorida Tabaku te Princ Leka, zbardhen emrat e propozuar nga deputetët e PD për president

schedule14:02 - 19 Maj, 2022

schedule 14:02 - 19 Maj, 2022

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratke që po zhvillohet në selinë blu deputetët demokratë kanë propozuar emrat e tyre për presidentin e ri të vendit. Janë dhjetë emra të propozuar për të pasuar Ilir Metën në Presidencë.

Gazetari Juxhin Mustafaraj mëson nga burime brenda mbledhjes propozimet. Kështu,  Kreshnik Collaku ka propozuar Jorida Tabakun, Dashamir Shehin dhe Lajla Pernaska. Saimir Korreshi propozoi Visar Zhitin për president.

Xhelal Mziu propozozoi emrat: Rexhep Uka, Halim Kosova dhe Dashamir Shehi. Ndërsa Dhurata Çupi ka propozuar si emër për kreun e ri të shtetit, Princin Leka Zogu.

Leonard Demi, ish-deputet i PD, ish-kryetar i Komisionit të Sigurisë dhe ish-ambasador i Shqipërisë në NATO u propozua gjithashtu në mbledhje nga deputeti Ferdinand Xhaferaj.

Deputeti, Bledion Nallbati propozo ish-ministrin e Brendshëm,Dritan Demiraj, ndërsa Flamur Hoxha, Arben Çejkun.

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD kanë marrë pjesë 26 të kësaj partie, ku dy prej tyre janë online.

Kandidatet e propozuar per President:

1.Leonard Demi
2.Arben Çejku
3.Dritan Demiraj
4.Dashamir Shehi
4.Jorida Tabaku
6.Rexhep Uka
7.Halim Kosova
8.Leka Zogu
9.Visar Zhiti
10.Lajla Pernaska

Deputetët prezentë në mbledhjen e Grupit Parlamentar:

1.Andia Ulliri

2.Lindita Metaliaj

3.Merita Bakiu

4.Selaudin Jakupllari

5.Kastriot Piroli

6.Kreshnik Collaku

7.Ferdinant Xhaferri

8.Lefter Geshtenja

9.Saimir Korreshi

10.Dhurata Cupi

11.Gazment Bardhi

12.Bledion Nallbati

13.Oriola Pampuri

14.Xhelal Mziu

15.Jorida Tabaku

16.Eralda Tase

17.Dashnor Sula

18.Flamur Hoxha

19.Enkelejd Alibeaj

20.Arbi Agalliu

21.Gerta Bardeli

22.Zef Hila

23.Ramadan Lika

24. Ilda Dhori

25. Zheni Gjergji (online)

26. Emilia Koloqi (online)

Raundi i dytë

Data 23 do të jetë dita kur pritet të ezaurohet edhe raundi i dytë për zgjedhjen e Presidentit dhe nëse kjo nuk do të ndodhë, Parlamenti do të tentojë sërish në një raund të tretë më datë 30 maj. Synimi është gjetja e konsensusit mes palëve dhe sigurimi i 84 votave siç kërkon Kushtetuta për tre raundet e para.

PD ka hedhur tashmë disa emra në qarkullim si kandidatura të mundshme duke kërkuar mbështetjen nga maxhoranca për zgjedhjen e njërit prej tyre në raundin e parë, ndërsa socialistët kanë kërkuar të diskutohet duke mos i lënë atyre ekskluzivitetin e propozimit.

Çfarë ndodh tani?

Ashtu siç kishin kërkuar më herët krerët e grupeve parlamentare të opozitës, pritet që të arrihet më parë një konsensus mes tyre dhe më pas të negociohet me maxhorancën dhe duket se Alibeaj po tenton të bëjë këtë.

ABC mëson se Alibeaj pritet të takohet nesër me krerët e grupeve parlamentare të PR dhe PDIU. Qendrimi i mëparshëm i tyre ka qenë që të dëgjohen njëherë pretendimet e PD-së dhe më pas të dilet me një emër të përbashkët, gjë që ka bërë të mos nxjerrin një emër të tyrin.

g.v/abcnews.al