Ambasada e Kosovës në Gjermani ka njoftuar të gjithë qytetarët që kanë kaluar apo po kalojnë pushimet në Kosovë që t’i kenë parasysh udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Sipas saj të gjithë ata që do kthehen nga Kosova në Gjermani në javën e ardshme duhet të kenë edhe testin që nuk janë të prekur nga koronavirusi.
“Të nderuar qytetarë të gjithë ata që kanë kaluar apo kalojnë pushimet në Kosovë- ju lutemi të keni parasysh udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Republikës së Kosovës.
Të gjithë ata qytetarë, që do apo duhet të kthehen nga Kosova në Gjermani- nga java që vjen Testet për Covid janë obligative.
Në vijim mund të gjeni të gjitha pyetjet dhe përgjigjet e Ministrisë Federale të Shëndetësisë në Berlin për Testin që duhet bërë posa të hyni në Gjermani:
Kujdesuni për veten dhe të afërmit tuaj: Distancë, Maskë, Higjienë!”, thuhet në njoftim./abcnews.al