Nga Izraeli…në Vlorë/ Izraelitët tregojnë interes për muzeun hebraik

schedule13:51 - 25 Mars, 2025

schedule 13:51 - 25 Mars, 2025

Ky grup turistësh kanë mbërritur nga Izraeli në Vlorë.

Qyteti bregdetar duket se nuk zgjidhet për t’u vizituar për detin, por edhe për kulturën e historinë.

Surprizë për ta ishte ngritja e një muzeu hebraik në Vlorë, ndërsa vlerësojnë kontributin e shqipërisë në atë periudhë të vështirë të historisë.

“Është hera e parë që vij në Shqipëri, Na thanë që po ngrihet një muze hebraik, fantastike. Erdhëm nga Saranda, vizituam Sarandën dhe tani po qëndrojmë këtu.”

“Jam nga Rusia, porn ë moshën 28-vjeçare jetoj në Izrael. Nuk e dija që hebrenjtë kanë jetuar këtu. Nga historia e dija që Evropa ishte kundër hebrenjve. Vlora më duket si Izraeli, janë thuajse njësoj, më pëlqen shumë.”

“Unë e di që shqiptarët kanë ndihmuar hebrenjtë. Është diçka e pazakontë. Vij për herë të dytë në Shqipëri. Më pëlqen shumë Vlora dhe Shqipëria.”

Për guida të ndryshme turistike që shoqërojnë grupet e vizitorëve të huaj në Vlorë, thonë se muzeu hebraik shton numrin e turistëve nga izraeli.

Vlora vijon të jetë një nga destinacionet kryesore për të huajt, të cilët zgjedhin ta vizitojnë në çdo periudhë të vitit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!