Nga izolimi e paniku i pandemisë te pamjet traumatizuese nga lufta në Ukrainë, “Piranjat” flasin sonte për shëndetin mendor

schedule17:41 - 24 Maj, 2022

schedule 17:41 - 24 Maj, 2022

Vitet e fundit kanë patur një impakt të konsiderueshëm mbi shëndetin mendor të të gjithëve ne. Izolimi dhe paniku i pandemisë, pamjet traumatizuese dhe pasiguria për shkak të luftës në Ukrainë, kanë krijuar terrenin per rritjen e problemeve të shëndetit mendor, si ankthi, depresioni apo psikozat e ndryshme.

A ka shoqëria shqiptare emancipimin e duhur për këto çështje thelbësore, apo akoma vijojmë me frikën për të folur për shëndetin mendor, për shkak se mund të etiketohemi ose të injorohemi nga shoqëria?

Na ndiqni sot në orën 21:01 në ABC dhe në 22:31 në T7. Emisionin mund ta gjeni edhe në website-in apo aplikacionin abcnews.al