Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nga HIV tek Covid, pandemia na tregon se frika e sëmundjes shoqërohet nga paragjykimi

schedule11:31 - 24 Shkurt, 2021

schedule 11:31 - 24 Shkurt, 2021

Nga Edna Bonhomme, The Guardian

Shumë njerëz e kanë përjetuar pandeminë e Covid- 19 si një risi absolute: një shkëputje e ashpër dhe e papritur nga e kaluara.

Në disa mënyra kjo është e vërtetë, por një historian  ka pasur një qasje tjetër në lidhje me shpërthimet e mëparshme të sëmundjes. Moduli i tij quhet ‘Frika nga një Pandemitë’ dhe ka të bëjë me mënyrën sesi ankthi që shfaqet gjatë pandemive nuk burojnë nga askund, por janë të ngjyrosura nga faktorë socialë, historikë dhe kulturorë – veçanërisht paragjykimet.

Epidemia e etheve të verdha të vitit 1793, e cila vrau 10% të popullsisë në Filadelfia, shkaktoi kaos në qytet. Banorët e Filadelfias  fajësuan emigrantët afrikanë që vijnë nga Saint-Domingue (Haiti i sotëm) ose njerëzit me ngjyrë  për përhapjen e sëmundjes.

Si përgjigje, banorët me ngjyrë të Filadelfias si Richard Allen, Absalom Jones dhe Sarah Bass Allen shërbyen si punëtorë të vijës së frontit, duke u kujdesur për komunitetin me ngjyrë.

Pandemia më e njohur në kujtesën e njerëzve, para Covid, është ndoshta ajo e HIV / Aids. Reagimi i ngadaltë i shëndetit publik nga qeveria amerikane në vitet 1980 ishte tregues i homofobisë në shoqërinë amerikane, një frikë nga jeta e çuditshme që ekzistonte atëherë dhe që ekziston edhe sot.

Pabarazitë shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar janë faktori kryesor në rastet e larta me Covid. Megjithatë, pak prej tyre ishin të informuar për mënyrat se si u ndikuan komunitetet afrikane.

Kur HIV / Aids u shfaq si një epidemi e ditëve moderne në qytetet kryesore në SHBA, emigrantët Haitit u akuzuan si përgjegjës.

Më 4 Mars 1983, Qendrat e Shteteve të Bashkuara për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve renditën katër grupe me “rrezik të lartë” për kontraktimin ose transmetimin e HIV / AIDS: homoseksualët, përdoruesit e heroinës, hemofilikët dhe haitianët.

Kjo do të thoshte që haitianëve dhe pasardhësve të tyre u ishte refuzuar strehimi, punësimi dhe pranimi në shkollë, duke çuar në formimin e komuniteteve të ndara në Haitin e Vogël në Miami – e cila u konsiderua një zonë e ndaluar për personat jo-vendas.

Gjatë fazave fillestare të pandemisë kur amerikanët me ngjyrë po infektoheshin në masë nga Covid-19, përgjigjja fillestare ndaj tyre nuk ishte ndihma por kritikat e shumta se ishte faji i tyre që ishin infektuar me Covid për shkak të mbipeshës dhe se ishin treguar të paaftë në respektimin e distancës shoqërore.

Personat në Azinë Jugore besojnë se komunitetet myslimane ishin përgjegjës për përhapjen e Covid-19, duke krijuar një situatë në të cilën disa spitale refuzuan të trajtojnë pacientët myslimanë.

Epidemitë nuk kanë të bëjnë vetëm me bakteret dhe viruset që bashkëjetojnë me ne, por ato pasqyrojnë ndarjet shoqërore që shtyjnë disa njerëz në kufijtë e shoqërisë.

Pavarësisht nëse është epidemi opioide në Amerikën rurale apo incidencë e lartë e vdekshmërisë  për njerëzit me ngjyrë, duhet të llogarisim se si historitë dhe trashëgimitë e pabarazisë krijojnë fenomenin e vdekjes së parakohshme.

Ajo që po zbulojmë përsëri është se frenimi i epidemive patologjizon njerëzit me ngjyrë, të cilët shpesh perceptohen si burim i infektimit, edhe pse, përmes internimit nga shumica, ata bëhen më të ndjeshëm ndaj infeksionit.

Covid-19 ka zbuluar sesi historia mund të jetë një pasqyrë e errët e së tashmes. Ka qenë e frikshme,  të dëshmosh pabarazitë në sistemin e kujdesit shëndetësor dhe përballjen me skeptikët e shkencës.

Duke lënë mënjanë ksenofobinë më të dukshme të ish-presidentit amerikan duke iu referuar Covid-19 si “virusi i Kinës”, minimizimi i plotë i pasojave të koronavirusit është vetë një akt i koduar racor, duke pasur parasysh shkallën jo-proporcionale të vdekshmërisë për njerëzit me ngjyrë në vende si SHBA-ja dhe Britania.

Të studiosh marrëdhëniet historike midis frikës dhe shëndetit publik na detyron të jemi vigjilentë: kufiri midis praktikës së mirë epidemiologjike dhe një frike regresive politike të “tjetrit” është ende e paqartë. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!