Nga Haga në Kosovë, Thaçi publikon një album me fotografi

schedule12:34 - 19 Korrik, 2020

schedule 12:34 - 19 Korrik, 2020

Presidenti Hashim Thaçi  vijon të zbulojë detaje në lidhje me udhëtimin e tij në Hagë, ku u intervistua për 4 ditë, pasi ndaj tij u dorëzua një aktakuzë akoma e pakonfirmuar për krime lufte.

Presidenti, përmes një statusi në Facebook, ka publikuar një album fotografish.

Nga Haga në Kosovë, faleminderit nga thellësia e zemrës sime!”,  thuhet në mbishkrimin e Thaçit.

Ai u intervistua në Hagë nga e hëna deri të enjtjen, ndërsa të shtunën premten arriti në Kosovë, përmes pikës kufitare me Shqipërinë, pasi kishte ateruar në Tiranë.

Thaçi tha se u pyet për veprimtarinë e tij dhe të UCK-së, ndërsa u shpreh i sigurt se do të dalë i pastër nga akuzat që tashmë janë dorëzuar ndaj tij./abcnews.al