Nga gjobat te premio, zbulohet premtimi i Gjicit te Kukësi

schedule21:14 - 4 Tetor, 2019

schedule 21:14 - 4 Tetor, 2019

Kukësi u mposht nga Teuta dhe kjo nuk u prit mirë nga drejtuesit e klubit. Presidenti Safet Gjici menjëherë vendosi të gjobisë skuadrën e tij me një pagë mujore, por më pas është tërhequr. Kreu i klubit verilindor ka parë klimën e krijuar në skuadër dhe ka ndryshuar mendim.

Sigurisht i ndikuar edhe nga ata që e rrethojnë. Kreu i renditjes nuk është larg dhe Kukësi ka një kalendar të favorshëm për të marrë disa fitore radhazi. Lojtarët tashmë kanë edhe një arsye më shumë për ta bërë diçka të tillë.

ABC News mëson se presidenti Safet Gjici u ka premtuar lojtarëve premio. Shifra nuk bëhet e ditur, por futbollistëve do t’u shpërndahet nëse ata arrijnë t’i fitojnë tre ndeshjet e radhës. Fillimisht duhet të mposhtin Vllazninë të dielën dhe më pas Skënderbeun në transfertë e Luftëtarin në shtëpi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!