Nga Gjergj Cukali te Helidon Kotorri apo ‘i forti’ i rrugës së Kavajës, të hetuarit për kamerat ‘spiune’ në Tiranë

schedule13:36 - 31 Janar, 2023

schedule 13:36 - 31 Janar, 2023

Gjatë aksionit për heqjen e kamerave të vendosura në mënyrë të jashtëligjshme në Tiranë, policia nisi hetimet për 37 persona të cilët rezultuan se i kishin montuar ato në zona hapsira publike.

Gjithsej, të hënën u çmontuan 155 kamera sigurie. Disa prej personave që uniformat blu nisën hetimet në gjendje të lirë, janë emra të njohur për autoritete si dhe për botën e krimit. Mes të hetuarve ka edhe qytetarë të thjeshtë, të cilët i kishin montuar kamerat në hapësira publike në mënyrë të jashtëligjshme, por që sipas tyre i kishin vedosur për shkak se u ishin grabitur banesat disa herë.

Mes emrave të njohur të krimit që po hetohet është Gjergj Cukalli i njohur ndryshe si ‘i forti i Myslym Shyrit’, i akuzuar më herët për pengmarrje dhe shpërndarje droge, Helidon Kotorri, i dënuar për vrasje, apo edhe Genc Ferhati, i njohur ndryshe si “i forti i rrugës së Kavajës”, i akuzuar më herët për pengmarrje.

TË HETUARIT E POLICISË

Baftiar Sufa,
Bajram Gjoshi,
Bledar Musaj,
Boiken Spahiu,
Denis Dervishi,
Helidon Kotorri,
Ervin Mansaku,
Ervis Murati,
Florand Karemani,
Florian Dragoni,
Gëzim Çelaj,
Gjergj Cukali,
Igli Selita,
Ilir Oshafi,
Rigers Krroqi,
Valbona Drapi,
Zenel Gjoshi,
Genci Ferhati,

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!