Godulla e Kurbinit dikur ishte një zonë turistike që preferohej nga shqiptarë e të huaj. Po sot vetëm e tillë s’mund të quhet. Rruga që të çon drejt fshatit është shkatërruar.
Për shkuar aty duhet të ecësh gjatë pasi makina nuk hyn dot. Edhe ata pak peshkatarë që dilnin cdo mëngjes për të peshkuar janë larguar. Këto barka të degraduara nga moti i keq dhe mospërdorimit janë shenja e vetme që tregon se dikur në këtë bregdet kalonin kohë pushuesit.
Ndërsa një peshkatar i cili rezistoi më gjatë se të tjerët në detin tashmë tejet të ndotur, tashmë edhe ai e ka braktisur.
“Për të shkuar në plazj rruga është shumë e keqe. Një urë nuk na është bërë, na kanë premtuar shumë, çdo parti që vjen për të marrë votat kanë thënë se do e bëjnë”, shprehet një prej banorëve.
Vetëm disa barinj kalojnë në këtë zonë të cilët kullosin bagëtitë. Banorët po humbin dhe lidhjet me njëri – tjetrin. Ndërsa ana tjetër e rrugës kalohet me vështirësi vetëm me çizme llastiku pasi erozioni po e kthen në moçalishte.
Sipas banoreve të fshati Adriatik zona e Godullës shteti nuk i është përgjigjur asnjëherë kërkesës së tyre për ndihmë.
“Kemi bërë disa herë kërkesë. Nuk është një investim i madh, por qeveria nuk e realizon sepse mesa duket nuk i intereson”, thonë banorët.
Degradimi i kësaj zonë të mbrojtur ka alarmuar dhe biologun Indriz Hazhiun.
“Gjallesat që ai i mbonte thuajse janë zhdukur, peshkatarët janë larguar nga ndotja dhe gjahu i tyre, peshku është zhdukur nga mali me mbeturina. Është nje katastrofë ekologjike”, shprehet Idriz Haxhiu.
Profesori kërkon që shteti të kujtohet për fshatin Godull dhe ta rikthejnë atë në zonë turistike ashtu siç ka dhe statusin e saj./abcnews.al