Nga Franca: Al Khelaifi në Milano për të mbyllur transferimin e Skriniar

schedule09:32 - 31 Janar, 2023

schedule 09:32 - 31 Janar, 2023

Koha po ikën dhe Skriniar është ende lojtar i Interit për momentin. Sigurisht jo më kapiten, por gjithsesi i thirrur për ndeshjen e sotme në Kupën e Italisë kundër Atalantës. Edhe pse deri dje tifozët zikaltër e konsideronin si “Zanetti” i dekadës së tretë, ai sot mund të jetë në stol.

Nga Franca thuhet se presidenti i PSG-së, Al Khelaifi, do të jetë në Milano ditën e sotme për të bërë një ofertë zyrtare për Milan Skriniar, me qëllim që ta sjellë në Paris që ditën e nesërme. Nga mediat franceze raportohet se oferta që do të paraqesë Al Khelaifi do të jetë 15 milionë euro plus 5 milionë bonuse. Oferta mund të pranohet nga zikaltërit sepse i afrohet shifrës që ata duan për kartonin e tij.

Por, në Milano, në shtëpinë zikaltër është ende në diskutim emri i zëvendësuesit të mbrojtësit sllovak. Një emër i ri ka qarkulluar ditën e djeshme, dhe bëhet fjalë për ish-mbrojtësin e Juventusit dhe aktualisht i Juventusit, Demiral.

Merkatoja mbyllet ditën e sotme në orën 20:00 dhe Inter duhet të veprojë shpejt oër të gjetur një mbrojtës i cili do t’i përshtatej projektit zikaltër./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!