Nga Europa deri në Indi për të “thithur” dije/ Vlonjatja që ka studiuar në 20 universitete të botës

schedule08:35 - 23 Shkurt, 2024

schedule 08:35 - 23 Shkurt, 2024

Adelajda nga Vlora e cila është tashmë kërkuese shkencore në Universitetin e Bolognes, ka treguar pasionin e saj për studimet.

Në një intervistë në “ABC e Mëngjesit”, në ABC News ajo ka treguar se ka udhëtuar në vende të ndryshme, ndërsa u shpreh se ka përjetuar eksperiencës më të bukur të jetës sime me nxënësit në Indi.

Gjithashtu ajo ka rrëfyer edhe një ngjarje ku ka pësuar aksident, por edhe humbjen e vëllait, në mënyrë të parakohshme.

“Kam pësuar një aksident dhe më ka bërë të kuptoj se sa e rëndësishme është jeta. Mbeta e bllokuar mes dy makinave. Pata lëndime, fraktura, shembje në kokë dhe disa lëndime të tjera. Sot ende po bëj fizioterapi. Pengu im është edhe humbja e vëllait, ishte vetëm 24 vjeçar dhe ndërroi jetë nga hipertermia”, u shpreh ajo.

/abcnews.a/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!