Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nga Elbasani, shisnin kokainë në Himarë/ Arrestohen dy trafikantë

schedule09:41 - 13 Nëntor, 2025

schedule 09:41 - 13 Nëntor, 2025

HIMARË- Vihen në pranga dy persona, që shisnin kokainë në zonën e Himarës. Të arrestuarit janë dy 46-vjeçarë, banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Fiat”, me të cilin lëviznin ata, dhe më pas në banesën që kishin në përdorim në fshatin Vuno, Himarë, u gjetën 46 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë gati për shitje, një peshore elektronike, një shumë parash në euro dhe lekë, si dhe tre aparate celularë.

Sekuestrohen doza me lëndë narkotike kokainë gati për shitje, një peshore elektronike, 3 celularë dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!