Nga Elbasani në Hollywood, aktorja amatore fiton rolin e jetës: U largova si emigrante në Greqi

schedule10:27 - 18 Janar, 2023

schedule 10:27 - 18 Janar, 2023

Maria Muça është një emigrante shqiptare në Itali, që ka bërë realitet ëndrrën e jetës së saj. Ajo ka luajtur në një film të një produksioni nga Hollywood dhe është përzgjedhur mes shumë personave në Greqi.

E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Maria tregoi si u bë pjesë e këtij filmi, ku luan rolin e avokates ushtarake.

“Unë jam e angazhuar me menaxheren e filmit, është edhe menaxhere për të gjitha aktivitet që zhvillohen në Selanik. Jam shumë e lidhur me të, është edhe kameramane. Për çdo gjë që zhvillohet, ajo është e pranishme. Edhe isha në djeni nga ajo, që do të kem këtë rol, i përshtatem këtij roli përpara se të vinte produksioni i Hollywoodit. Për mua është diçka shumë e madhe, kam realizuar ëndrrën time. shkollë nuk kam bërë, jam një aktore amatore. Është një prodhim amerikan i Hollyëood dhe filmi ishte në anglisht”, u shpreh ajo.

Më tej, Maria foli edhe për jetën e saj personale dhe njohjen me bashkëshortin. Ndonëse tani është 47-vjeçe, ajo zbuloi se kur ka qenë më e re ka qenë e angazhuar në botën e showbizit në Elbasan.

Unë jam lindur dhe rritur në Elbasan. Në vitin ’96 kemi realizuar bashkë me Joni Peçin një sfilatë mode në kinema Milenium në Elbasan. Edhe ajo një eksperiencë mbresëlënëse. Më ka pëlqyer gjithmonë bota e shoëbizit.

Unë jam nënë e një djali 18-vjeç aktualisht, Nikola. U largova në vitin 2002 si emigrante te njerëzit tanë, si shumica e shqiptarëve. Shumë shpejt njoha burrin, arvenistas grek. Ishte dashuri me shikim të parë. Ky është i imi dhe unë do ta marr. Ne u takuam në qendër, unë isha kliente e rregullt te minimarketi i tij. Ishte shumë i bukur”, tha Maria./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!