Pesë shqiparë të cilët akuzohet se ishin pjesë e një bande që trafikonde drogë nga Ekuadori në Gjemani, kanë dalë sot para autoriteteve gjermane.
Ata thuhet se kontrabanduan 1.8 ton kokainë të fsheur në arkat e babaneve për në Gjermani. Kjo bandë supozohesi si është grupi më i madh narkotik në historinë e krimit gjerman! Në Prill të vitit 2018, banda u kap.
Por sot 5 shqiptarët kanë dalë përpara gjykatës në Landshut. Karteli duhet të përgjigjet për trafikun e drogës.
Sipas medias gjermane Bild të ndaluarit janë Emiljan H. 38-vjeç, Klajdi D. 25-vjeç, Dashamir N. 34-vjeç, Dario L. 22-vjeç dhe Alberto K. 40-vjeç.
Ata e kishin marrë lëndën narkotike nga Ekuadori duke e lënë atë në Portin e Hamburgut për ta shpërndarë në kampet e maturimit në të gjithë Gjermaninë. Pastaj ata do e merrnin drogën dhe do e dërgonin në Holandë.
Por duket se ka qenë një gafë e bërë nga ana e anëtarëve të bandës ku kutia e bananave bashkë më lëndën narkotike kishte përfunur në një supermarketeve bavarez.
Me të pikasur rastin deri në 500 hetues ndoqën gjurmët e mafias shqiptare, kamerat e sigurisë dhe të gjitha lëvizjet e saj.
Falë hetimit, agjentët gjetën selinë e dyshuar të bandës, dhe kjo ishte banesa e Dario L. në Hamburg. Organizatori kryesor thuhet se ka qenë Alberto K, shqiptari i cili kishte 15 identitete false. Policia gjermane kishte vëzhguar bandën dhe kishte parë edhe takimet që ata zhvillonin nëpër kafene, ku më në fund e sulmoi në Prill të vitit 2018.
Këtë të martë Prokuroria ka lexuar të gjitha akuzat. Dëshmita dhe deklarata priten të jepen më 7 Maj. Ndërsa procesi përfundimtar ndaj bandës së shqiptarëve pritet të mbyllet në Qershor./abcnews.al