Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Nga e hëna, jo produkte bulmeti pa faturë”/ Rama paralajmëron: E patolerueshme, do të ketë sekuestrime

schedule16:50 - 11 Korrik, 2025

schedule 16:50 - 11 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama deklaroi se duke nisur nga e hëna e ardhshme, do të sekeustrohet çdo produkt bulmeti që nuk ka faturë tatimore.

Në takimin me kryebashkiakët, Rama u shpreh se kjo është e patolerueshme nga pikëpamja e ligjit tatimor.

“Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është angazhuar për të sensibilizuar të gjithë ata që tregtojnë qumësht e bulmet pa faturë, që mos ta bëjnë më këtë gjë. Nga java e ardhshme, do të konfiskohet çdo shishe qumështi pa faturë dhe çdo lloj produkti bulmeti pa faturë. Është e patolerueshme në pikëpamje të ligjit tatimor, është edhe shumë e rrezikshme në këtë fazë të vitit, me këto temperatura, që mund të shkaktojnë helmime që janë të evidentueshme. Nga e hëna, nuk ka paralajmërime, por vetëm sekuestrime të çdo lloj produkti bulmeti dhe qumështi pa faturë, në dyqane dhe tregje”, theksoi ai./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!