Nga Dybala te Donnarumma, zbulohen planet e Juventusit

schedule17:56 / 10/01/2020

Drejtuesit e Juventusit po mendojnë edhe për sezonin e ri dhe të ardhmen e ekipit. Paylo Dybala ishte shumë afër largimit në merkaton e verës, por diçka e tillë nuk ndodhi dhe argjentinasi po zhvillon një sezon të mirë.

Deri tani ia ka dalë të shënojë 8 gola mes kampionatit dhe Champions League. Drejtori sportiv i bardhezinjve, Fabio Paratici ka nisur bisedimet paraprake me agjentin e lojtarit sipas Sportmediaset. 26-vjeçarit i përfundon kontrata në vitin 2022, teksa Juventusi po punon për një rinovim me dy vite të tjera dhe rritjen e rrogës prej 7.5 milionë eurosh që përfiton aktualisht.

Jo vetëm Dybala, pasi Juvetusi nuk heq dorë nga Gianluigi Donnarumma. Milan po tenton t’i ofrojë rinovimin 20-vjeçarit, por Mino Raiola refuzon. Agjenti i italianit ka lidhje të forta me Juventusin, që është gati t’i ofrojë një kontratë 5-vjeçare talentit të portës dhe një rrogë prej 9 milionë eurosh në sezon. /abcnews.al

schedule17:56 / 10/01/2020