Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Nga Dumani proaktivitetin, nga Kraja qetësinë”/ Klodian Braho: Në cilësinë e drejtuesit do isha empatik

schedule14:17 - 11 Dhjetor, 2025

schedule 14:17 - 11 Dhjetor, 2025

Prej orëve të para të mëngjesit, ka nisur prezantimi i kandidatëve për kreun e ri të SPAK.

Ndërsa prezantoi platformën e tij në KLP, kandidati Klodian Braho, u pyet nëse ka një pikë të fortë dhe të dobët në këtë pozicion të ri.

“Nuk mendoj që jam perfekt. Pikë të fortë përmend faktin që kam eksperiencë të gjatë në hetimet për vepra penale të lidhur me korrupsionin. Kam patur qartësinë, qetësinë dhe maturinë e duhur. Sa i përket pikës së dobët, tregohem i sinqertë, Prokuroria nuk ka qenë më para siç është sot. As në nuk kemi qenë të përgatitur për këtë lloj komunikim publik. Dhe do i kushtoja më shumë rëndësi në të ardhmen. Këtu ka vend për përmirësim.”, tha ai,

Gjithashtu u shpreh: “Me të dy drejtuesit edhe me zotin Kraja dhe zotin Dumani kemi shkëmbyer mendime dhe dhënë rekomandime që jo gjithmonë mund të pranohen. Por jam ndjerë mirë që më është kërkuar mendim dhe rekomandim. Dhe realisht kjo ka ndodhur”.

Pyetje: Cfarë do merrnin nga zoti Kraja dhe Dumani?

Klodian Braho: Nga zoti Dumani do merrja proakivitetin, vendosmërinë sigurisht edhe nga zoti Kraja do merrja atë që e shpjegova, qetësinë në kryerjen e detyrën.

Çfarë nuk do merrnit?

Klodian Braho: Mendoj që duhet të ishte pak më aktiv. Në krahasim me zotin Dumani e kam vështirë që gjej ndonjë anë që nuk do doja ta kisha.

SPAK ka 6 vjet që funksionon dhe vështirësitë kur kalohen shndërrohen në aftësi. Një pjesë  e Prokurorisë kanë punuar te Krimet e rënda. Në cilësinë e drejtuesit do isha empatik dhe do ndaja me ta përgjegjësinë për dosjet me grupet hetimore duke i mbështetur në punë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!