Ronald Koeman ka folur për gazetën katalanase “Sport” dhe në qendër të vëmendjes janë disa emra lojtarësh, duke nisur me Memphis Depay, për të kaluar te dështimi i transferimit të Wijnaldum dhe rinovimi me Messin.
“Depay? Ende nuk është bërë, por gati është e kryer. Për sa kohë nuk ka firmë, duhet të presim. Shpresoj të vijë”, tha fillimisht Koeman.
“Wijnaldum? Është për të ardhur keq, pasi është një profil lojtari shumë interesant. PSG na parakaloi. Klubi po punon shumë për ta përmirësuar ekipin, krahasuar me sezonin e kaluar”, shton holandezi.
“Messi? Le të shpresojmë që të rinovojë. Siç e kam thënë gjithmonë, Messi duhet të qëndrojë te Barcelona”, përfundon trajneri i katalanasve, i cili u konfirmua në krye të ekipit para pak ditësh. /abcnews.al