Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nga dëbimet tek përdorimi i emrave të tjerë, çfarë pranuan kandidatët e PS-së tek dekriminalizimi

schedule18:23 - 17 Mars, 2021

schedule 18:23 - 17 Mars, 2021

Ligji i dekriminalizimit, i iniciuar nga partitë politike në vendin tonë, ndalon personat e dënuar të kandidojnë në zgjedhje.

Kështu kandidatëve u kërkohet që të deklarojnë çdo problem të mëparshëm me ligjin.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pritur së fundmi formularët e dekriminalizimit për kandidatët e PS-së ku vihet re se disa prej tyre kanë deklaruar probleme që kanë pasur me ligjin.



Konkretisht bëhet fjalë për Halim Dauti, i treti në listën e Partisë Socialiste në qarkun e Kukësit. Për këtë person rezulton se është dëbuar nga Anglia në vitin 2013, për arsye emigracioni.

Po ashtu edhe kandidati i parë i PS-së në Dibër Lavrim Krrashi ka pasur të dhëna të tjera dhe ka përdorur edhe emrin Haki Marina.

Edhe në listën e Durrësit, Artan Bitri, i 10-ti i PS-së në këtë qark ka deklaruar emrin e mëparshëm Ergi Bitri. I dëbuar nga Napoli në Itali, ku ka marrë eskpuls 2002-2012. Në Elbasan, Shkëlqim Bullari, kandidati i 12 i PS ka deklaruar se ka përdorur më parë emrin Jorgo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!