Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Nga DailyMail te Harper’s, mediat ndërkombëtare jehonë Dua Lipës dhe performancës së saj në Prishtinë

schedule20:31 - 5 Gusht, 2022

schedule 20:31 - 5 Gusht, 2022

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa është kthyer në kryefjalën e mediave të huaja. Shkak për këtë është bërë performanca e saj në natën e parë të “Sunny Hill” në Prishtinë, ku këndoi disa nga hitet e saj më të njohura.

‘DailyMail’, ‘Harper’s Bazaar’, ‘W Magazine’, ‘Yahoo’  dhe shumë media të tjera kanë shkruar për Duan, duke nxjerrë në pah edhe veshjen e saj të punuar nga marka ‘Valentino’.



Prestigjozet kanë përshkruar edhe festivalin që familja Lipa e organizojnë nga viti 2018, duke dhënë detaje tepër interesante.

Kujtojmë që këtë të premte, Dua u nderua nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës. Kjo për të gjithë promovimin që i ka bërë Kosovës përgjatë këtyre viteve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!