“Adnan Kafazi” është filmi më i ri që po bën “namin” në kinematë e Kosovës dhe nga 23 shkurti do të jetë edhe në Tiranë.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, regjisori Genc Berisha u shpreh:
“Mund të them që është një numër rekord i shitjes së biletave për ditën e premierës. Çdo gjë ka qenë e shkëlqyer. U mirëprit shumë, edhe pse shumicën ishte hera e parë që e panë filmin. Ka qenë një emocion i mirë dhe në përgjithësi shumicës i pëlqeu filmi.
Më tej, i pyetur lidhur me emrat e shumtë të njohur që ka mbledhur në film, nga Dafina Zeqiri, Majk te Arta Muçaj, ai tha që nuk ishte shumë e lehtë, pasi filmi kishte mbi 77 skena dhe u xhiruan në një kohë rekord prej 25-30 ditësh.
“Ekipi që ka pranuar të luajë në këtë film, ka qene si rezultat i filmit të kaluar ‘Diamanti’. Kjo është një triologji, se kur filluam me ‘Zonjushën’ pati një sukses në komunitet. Menjëherë vazhduam me filmin ‘Diamanti’, i cili pati një sukses shumë të madh në kinema se u prodhua faktikisht vetëm për kinema dhe e pam rezultatin, që do të kishim një sukses të triologjisë. Me suksesin e ‘Diamantit’, veçse na u bashkangjitën kasti më i madh artistik. Kur u shkruar skenari ka qenë një rrezik se filmi përveç se ka një kast artistike, ka mbi 77 skena dhe u xhirua në një kohë rekord për 25-30 ditë dhe doli në kinema brenda 8 muajsh. Kështu që lehtë nuk është për të prodhuar film”, shtoi regjisori. /abcnews.al