Nga burgu në aeroport, autoritetet shqiptare dëbojnë me urgjencë gylenistin

schedule19:19 - 1 Janar, 2020

schedule 19:19 - 1 Janar, 2020

Një shtetas turk, 42- vjeç mbështetës i lëvizjes Gylen, pasi ka përfunduar dënimin në Shqipëri është marrë në mënyrë të paligjshme dhe është mbajtur disa orë në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit në Laprakë.

Burime për abcnews.al thanë se qytetari turk është ndaluar në Rinas 5 muaj e gjysmë më parë, teksa kalonte tranzit me pasaportë false kanadeze. Ka vuajtur dënimin në vendin tonë prej 5 muajsh e gjysmë, dhe sot është njoftuar se i ka përfunduar dënimi.

Burimet saktesojnë se 42-vjeçari turk, Harun Çelik është liruar nga burgu 302 në Tiranë, më datë 1 janar 2020, pa u zbatuar procedurat ligjore të lirimit.  Sakaq, menjëherë e kanë marrë prej andej dhe kanë nisur procedurat për deportimin e tij nga Shqipëria.

Referuar sërish burimeve të besuara, Harun Çelik nga Drejtoria e Migracionit është transportuar me urgjence drejt Rinasit, ku autoritetet shtetërore shqiptare po e deportojnë jashtë dëshirës së tij, për ta dorëzuar në Turqi, ku ai përndiqet nga shteti turk. /abcnews.al

*Në video momenti kur Harun Çelik mbërrin në Rinas, i shoqeruar nga policia e shtetit shqiptar.