Nga Brazili, prostituonin në Vlorë/ Në kërkim tutorja, dy vajza të proceduara

schedule12:48 - 27 Maj, 2025

schedule 12:48 - 27 Maj, 2025

VLORË- Një 29-vjeçare nga Brazili është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Vlorës.

Kjo shtetase, akuzohet për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur me qëllim shfrytëzimin për prostitucion” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Sipas policisë, dyshohet se në një apartament, në lagjen “Lef Sallata”, 29-vjeçarja shfrytëzonte për prostitucion dy shtetase braziliane, përkatësisht 34 dhe 30 vjeçe.

Dy vajzat braziliane u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Prostitucioni”/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!