“Nga babai, tek i biri”, fotot fantastike nga “Selman Stërmasi”

schedule10:22 - 19 Dhjetor, 2019

schedule 10:22 - 19 Dhjetor, 2019

Futbolli të jep emocione nga më të ndryshmet. Janë të shumtë ata që mezi e presin fundjavën për të ndjekur ekipin e zemrës. Ndodh edhe në Shqipëri, aty ku Superiorja thuhet se është e një niveli të dobët. Gjithsesi dashuria për ngjyrat e klubit tënd nuk lidhen aspak me nivelin.

Kështu ndodh edhe me këtë tifoz të Tiranës, i cili ka zgjedhur ta ndjekë i shoqëruar ndeshjen me Flamurtarin. Fotografi Izmir Doda ka kapur disa poza mjaft të bukura dhe emocionuese, ndërkohë që i ka ndarë edhe me ndjekësit e tij në “Instagram”.

Babi, me të birin, duke i përcjellë dashurinë për Tiranës dhe për ngjyrat bardheblu. Që në vegjëli nis lidhja me klubin dhe sigurisht që klubi kryeqytetas në të ardhmen do të ketë plot ndjekës, si ky vogëlushi në foto. /abcnews.al

https://www.instagram.com/p/B6O4JW4AM_T/?utm_source=ig_web_copy_link

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!