Nga Angelina Jolie te Lady Gaga, kush janë të famshmit që kanë rezervuar biletë për në hapësirë

schedule14:15 - 5 Tetor, 2021

schedule 14:15 - 5 Tetor, 2021

Ekziston një listë e gjatë me njerëz të pasur që duan të shkojnë në hapësirë, me një biletë.

Sipas regjistrimeve të kompanisë, rreth 600 njerëz nga 58 vende kanë rezervuar bileta me vlerë deri në $250,000 për të qenë në valët e para të turistëve në hapësirë.

Besohet se pjesë e listës janë të famshëm si Leonardo DiCaprio, Tom Hanks, Brad Pitt, Angelina Jolie, Russell Brand, Lady Gaga, Katy Perry, Justin Bieber, Kate Winslet, Rihanna dhe Ashton Kutcher.

Numri i rezervimeve aktuale është mbajtur relativisht i qëndrueshëm që nga viti 2014 kur SpaceShipTwo u rrëzua në shkretëtirën Mojave, duke plagosur pilotin dhe duke vrarë bashkëpilotin. Disa mbajtës të biletave kanë pritur më shumë se 15 vjet për të marrë fluturimet e tyre.

Virgin Galactic vlerëson vlerën e depozitave në 80 milion dollarë, dhe ish-CEO, George Whitesides tha se ai pret që turizmi hapësinor të sjellë 10 deri në 15 miliardë dollarë në ditë./abcnews.al