Nga Amerika në Gjermani për Euro 2024/ Emigranti shqiptar: I plotësova dëshirën babait 89-vjeçar për të parë Kombëtaren

schedule08:42 - 20 Qershor, 2024

schedule 08:42 - 20 Qershor, 2024

Sokol Imeraj i realizoi babait të tij, Prrenjo Imeraj, dëshirën e tij për të parë Kombëtaren shqiptare në Kampionatin Europian. Ata udhëtuan nga Amerika në Gjermani, ku dhe përjetuan emocione të mëdha.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Sokoli tregoi se biletat i bleu në momentin e fundit, por gjithçka ishte spektakolare.

Ndërsa, 89-vjeçari tha se iu duk e pabesueshme dhe u lumturua kur Nedim Bajrami bëri golin.

“Emocionet që përjetova në ndeshjen e parë mu duk e pabesueshme, me thënë të drejtën. Bërtita shumë kur bëri golin e parë Bajrami.

Ne në qoftë se do të luajmë çik me kujdes në mbrojtje do të jemi më mirë në ndeshjet e ardhshme”, u shpreh Prrenjo.

“I preva biletat në minutën e fundit për të realizuar dëshirën e babait. Ne erdhëm vetëm për dy ndeshjet e para dhe do të lëvizim.

Ne kemi 29 vjet në SHBA që në vitin 1995. Unë jam teknologjist i mjekësisë nukleare. Edhe babai ka qene mjek, edhe nëna ka qene pediatre, por nuk arrita dot ta bëja mjekësinë”, tha Sokoli./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!