Gjermania pritet t’i japë fund kufizimit të vaksinave kundër koronavirusit duke filluar nga 7 Qershori, duke krijuar mundësinë që të gjithë të rriturit të vaksinohen falas, sipas një deklaratë të Ministrit të Shëndetësisë Jens Spahn.
Vendimi për t’i dhënë fund përparësive në fushatën e vaksinimit në Gjermani nuk do të thotë që të gjithë do të vaksinohen menjëherë në qershor, tha Spahn, duke treguar bllokimet e vazhdueshme logjistike dhe të furnizimit. Por Spahn përsëriti zotimin e qeverisë që çdo qytetar do të ketë mundësinë të vaksinohet kundër COVID -19 gjatë verës.
Ministri shtoi se autoritetet tashmë po diskutonin kur dhe si të do të procedohej me vaksinimin e grupmoshave midis 12 dhe 16 vjeç. Rregullatori i barnave të Bashkimit Europian, Agjencia Europiane e Barnave ( EMA ), synon të miratojë vaksinën Pfizer dhe BioNTech COVID -19 te fëmijët mbi 12 vjeç në qershor, ndoshta edhe në fund të këtij muaji./abcnews.al