Policia e Tiranës zbuloi ditën e sotme një ambient në Tiranë që ishte përshtatur si laborator për falsifikimin e diplomave të shkollave të mesme, universiteteve të ndryshme, si dhe licencave profesionale.
ABC News mëson mësohet se ky aktivitet i paligjshëm ushtrohej prej kohësh nga Abas Tafa i cili u arrestua nga policia. Ndërsa çmimi i diplomave të falsifikuara arrinin nga 600 euro deri në mbi 5 000 euro.
Hetimi kishte nisur prej rreth 6 muajsh, pas një kallëzimi të një personi i cili pasi ka marrë një diplomë ku Tafa garantonte se ishin origjinale, i ka rezultuar e falsifikuar.
Vet Tafa ushtron prej shumë vitesh profesionin e mësuesit dhe ka bërë këtë skemë mashtrimi prej disa vitesh dhe ka dhënë dokumente arsimi thuajse nga të gjitha llojet e kërkesave.
Grupi hetimit ka dyshime të forta për persona të tjerë të implikuar përfshi këtu edhe persona që ushtrojnë profesione si mësues kryesisht te zona e shkollës së bashkuar e shkolla e kuqe. Pritet deklarata e Tafës për zbardhjen e më shumë detajeve dhe bashkëpunëtorëve të tij.


