Nga “21-shi” te… “Farmacia 10”/ Adresat rinovohen, por “tironsit” njohin emërtimet e vjetra

schedule13:38 - 31 Mars, 2025

schedule 13:38 - 31 Mars, 2025

Një nga kryqëzimet më të njohura dhe kryesore në Tiranë. Për banorët e Tiranës vazhdon të njihet si “21 Dhjetori”. Ky është emërtimi i vjetër, që gjatë diktaturës e mori në nder të ditëlindjes së udhëheqësit sovjetik, Josif Stalin.

Ky emërtim u hoq zyrtarisht në vitin 1991 dhe u zëvendësua me emrin e themeluesit të Turqisë moderne, Mustafa Kemal Ataturk.

Në kujtesën kolektive, kjo zonë, ndër më të njohurat në Tiranë vazhdon të jetë një pikë e rëndësishme orientimi. Përpos qendrës, “21-shi” siç njihet në zhargonin popullor është një vend takim kryesor për banorët e Tiranës, por jo vetëm.

Lagjja që u ndërtua nga ish të burgosurit politikë, vazhdon të njihet nga të gjitha moshat me emërtimin e vjetër.

“Si quhet ky kryqëzimi këtu? 21 Dhjetori? E dini që i është ndryshuar? Jo nuk e di. Por do ta përdor tani.

“Ne e njohim si 21 Dhjetori”.

Kjo tabelë e vendosur me emërtimin zyrtar të sheshit, qëndron prej vitesh aty, por qytetarët që e njohin si të tillë janë të paktë.

“Ky është sheshi i Mustafa Kemal Ataturk. Është një tabelë e madhe aty e vendosur që në 1992. Ne e kemi për nder. Ju i referoheni vetëm me këtë emër? Po, patjetër.

Në Tiranën e dikurshme godinat më të njohura kanë qenë gjithashtu si pika orientimi. Një ndër to ishte edhe kinema partizani. Kjo kinema nuk ekziston me, ajo ka mbetur në memorie, banorët e vjetër kryeqytetas zonën pranë “9 katësheve” dhe Pazarit të Ri i referohen ende si kinema Partizani.

Këto emërtime të vjetra, përdoren kryesisht nga më të moshuarit.

“Po këtu ka qenë kinema partizani. Brezi jonë i kujton ende.”

Një tjetër vendtakimi i rëndësishëm dikur ishte “Farmacia 10 “në kryqëzimin e rrugës së Dibrës, pranë qendrës spitalore. Kjo farmaci nuk ekziston më.

Ndërsa godina nuk është më aty, por e zëvendësuar me biznese të shumta, “Farmacia 10” vazhdon të jetë pikë orientuese për banorët e Tiranës.

“Ja këtu ka qenë farmacia 10. Por nuk është më.”

Të lindurit dhe rriturit në Tiranë kujtojnë me nostalgji të tjera vende të njohura takimi, kryesisht godina që i përkasin një tjetër epoke.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!