Nga 15 tetori përdorimi i maskës me detyrim, Manastirliu: Barrierë mbrojtëse, ka përjashtime

schedule22:20 - 13 Tetor, 2020

schedule 22:20 - 13 Tetor, 2020

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se maska është e detyrueshme për tu mbajtur kudo në rrugë ndërsa sqaroi edhe se ditën e nesërme do të dalin udhëzime të tjera të cilat do të tregojnë specifikat për përdorimin e maskave.

Manstirliu tha se ISHP ka hartuar të gjithë udhëzuesin e rasteve kur maska duhet të mbahet dhe kur jo, ndërsa shtoi se në rastet e aktiviteteve fizike maska nuk është detyrim.

ministrja theksoi se maskat që këshillohen të përdoren për qytetarët janë maskat e tekstilit, ndërkohë që maskat kirurgjikale janë për t’u përdorur nga personeli mjekësor apo personat që u shërbejnë të sëmurëve me Covid.

“Ajo çfarë sot është një fakt i gjithëpranuar botërisht edhe shkencërisht, në studime shkencore të mbështetura është që: Maska apo barrierat mbrojtëse e reduktojnë përhapjen e koronavirusit kur ato shoqërohen me masën e distancimit social dhe ato të higjienës personale. Maska mjekësore dhe ajo kirurgjikale, është një maskë e cila përdoret nga personeli mjekësor, nga ai që është i sëmurë apo ai që duhet t’i shërbejë një të sëmuri. Maska që ne flasim sot është barriera mbrojtëse prej tekstili që pengon përhapjen e spërklave dhe shoqërohet me një distancim social. Maska mbahet kudo jashtë shtëpisë. Kur je duke bërë aktivitet fizik nuk duhet të mbash maskë, por ti duhet ta kesh maskën gjithmonë me vete. Maska duhet mbajtur me vete dhe duhet përdorur menjëherë në momentin që del nga shtëpia”, tha Manastirliu në emisionin “Opinion”.

Ndërkohë ministrja pohoi se edhe në rastet kur personat janë në makinë apo me familjarët , maska nuk është detyrim.

n.d./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!