Presidenca Trump, “Wag the dog” me Kosovën? Kraki: Marreveshja me Serbinë mund të jetë me tragjikja e historisë së shqiptarëve

schedule09:39 - 19 Qershor, 2020

schedule 09:39 - 19 Qershor, 2020

“ABC e mëngjesit” Nezir Kraki lektor në Universitetin Paris-Est Creteil ka komentuar marrëveshjen Kosovë-Serbi në 27 qershor.

Ai u shpreh se ndikimet serbe po rikthehen në influencë politike, ekonomike apo rajonale.

“Data e eksodit të Çamëve është tragjike. Në Uashington nuk pres marrëveshje, por nëse do të ketë ajo do të jetë marrëveshja më kaotike, më dramatike apo tragjike që një shqiptar do ta ketë nënshkruar ndonjëherë.

Nuk ka gjasë që për 2 javë apo 2 muaj të arrihet marrëveshje mes shqiptarëve dhe serbëve, e cila si synim do të kishte rregullimin e çështjeve shqiptaro-serbe”, tha ai.

Gjatë intervistës me gazetarin Enkel Demi ai theksoi se Donald Trump shqyhet për propagandë dhe se rasti i Kosovës do të paraqesë një çështje rregullimi.

“Për momentin, sipas statistikave, bota është në krizën më të madhe ekonomike financiare për shkak të virusit. Nuk ka shtet në Evropë apo amerikan që do të zhbllokojë miliarda apo miliona për investime në Kosovë.

Të gjitha premtimet deri tani kanë mbetur në fjalë. Investimet që premton Hashim Thaçi nuk do të ndodhin kurrë. Kosova nuk ka nevojë për më shumë lidhje me Serbinë, ka nevojë për lidhje me Evropën, për një shtet të së drejtës. Nuk e di çfarë marrëveshje ekonomike do të propozohet atje”, tha më tej Kraki./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!