Neymar te Barcelona? Verratti jep versionin e tij!

schedule18:26 - 12 Nëntor, 2019

schedule 18:26 - 12 Nëntor, 2019

Mesfushori i PSG-së, Marco Verratti, ka folur sot për mediet franceze sa i takon së ardhmes së shokut të ekipit, Neymar. Ylli brazilian po lidhet ngushtë me një rikthim te Barcelona dhe prej dy sezonesh tashmë, po kërkon të largohet nga kampionët e Francës.

Megjithatë, Verratti insiston se Neymar është perfekt te PSG dhe se nuk ka ndërmend të largohet, minimalisht jo këtë sezon: “Neymar është OK. Për momentin, është shumë i lumtur këtu. Sa herë që ka zbritur në fushën e lojës këtë sezon, ka dhënë maksimumin. Ai është një lojtar nga i cili pritet shumë dhe ne jemi aty për ta mbështetur.

Pati disa momente delikate gjatë merkatos, por tani është në rregull dhe nuk ka asnjë problem. Rikthim te Barcelona? Besoj se këtë sezon, do të qëndrojë këtu”, përfundoi Verratti, i cili vetë personalisht, rinovoi disa ditë më parë me kampionët e Francës./abcnews.al