Neymar shënoi golin e vetëm të ndeshjes kundër Bordeaux dhe i dhuroi tre pikë të tjera ekipit të PSG. Braziliani po rigjen formën e tij më të mirë, por mbi të gjitha po shkon lehtësisht te goli.
Ekipi i Tuchel ka shfrytëzuar barazimin e Angers dhe është ngjitur në krye të renditjes me 18 pikë. Ky ishte gol i tretë në kampionat për Neymar, i cili ka lëshuar një mesazh të fortë pas ndeshjes.
“Jam këtu për të ndihmuar ekipin. Do të jap jetën në fushë për të dërguar PSG drejt suksesit dhe për të festuar të gjithë së bashku”, theksoi 27-vjeçari pas fitores në transfertë.
Mbrëmë u pa në fushë edhe Kylian Mbappe, i cili dhuroi asistin e golit për Neymar. PSG do të luajë sërish ditën e martë. Tani është radha e Champions League dhe kampionët e Francës do të përballen në Stamboll përballë Galatasaray. /abcnews.al

