PSG dhe Neymar po bisedojnë për rinovimin e kontratës dhe braziliani para pak ditësh është shprehur se është i lumtur në Francë. Gjithsesi një deklaratë e para disa ditëve i ka trazuar disi ujërat.
Neymar u shpreh se dëshiron të luajë me Messin dhe ishte optimist se kjo do të ndodhte sezonin e ardhshëm. Nga ana tjetër në Spanjë kandidatët për presidentë të Barcelonës shprehen se do ta rikthejnë Neymar në skuadër.
Në këto kushte, te PSG po mendojnë edhe për dështimin e negociatave për rinovimin e marrëveshjes me brazilianin. “L’Equipe” raporton se presidenti Nasser Al-Khelaifi e ka ndarë mendjen dhe nuk zbret asnjë cent nën 100 milion euro.
Kështu te Barcelona do të duhet të mendohen mirë nëse e blejnë sulmuesin, pasi një shumë e tillë në këtë periudhë pandemie dhe kur katalanasit po përjetojnë një krizë financiare, konsiderohet e lartë. /abcnews.al