Mbrëmjen e djeshme u zhvillua edhe gjysmëfinalja e dytë e Champions League, mes PSG-së e Manchester City. Ishin të besuarit e Pep Guardiolës ata që arritën ta fitonin sfidën, edhe pse të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit.
Megjithatë, edhe pse u mundën me rezultatin 1-2, Neymar ende nuk është dorëzuar në këtë duel për një vend në finalen e madhe.”Ne e humbëm betejën, por lufta vazhdon. Unë besoj në ekipin tim, besoj se mund të jemi më të mirë nga se ishim. Allez Paris, 1% mundësi dhe 99% besim”, shkruan braziliani në “Twitter”.
Perdemos a batalha mas a guerra continua. Eu acredito na minha equipe, acredito que podemos ser melhores do que fomos. ALLEZ PARIS ❤️? 1% de chance 99% de fé ?? pic.twitter.com/erQHQQb021
— Neymar Jr (@neymarjr) April 28, 2021
Tashmë gjithçka pritet të vendoset javën e ardhshme në “Etihad Stadium”, ku do të zbulojmë përfundimisht se cili nga ekipet do të avancojë në finale. “Qytetarët” janë më të avantazhuar, por dhe kampionët e Ligue 1 priten të provojnë me të gjitha mënyrat për të marrë biletën e Stambollit. /abcnews.al