Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Neymar “ngacmoi” i pari, një tjetër yll ftesë të hapur Leo Messit

schedule12:38 - 3 Dhjetor, 2020

schedule 12:38 - 3 Dhjetor, 2020

Leo Messi do të jetë në qendër të vëmendjes në përfundim të këtij sezoni. Sulmuesi argjentinas del lojtar i lirë dhe zërat janë të shumtë për një kalim tijin te Manchester City, ku do bashkohej me mikun e tij, Sergio Aguero dhe trajnerin Pep Guardiola.

Gjithsesi mbrëmjen e djeshme, pas përballjeve të Champions League, një mesazh për Messin e lëshoi edhe braziliani Neymar. “Dëshira ime më e madhe është të luaj sërish me Messin. Dua të luaj me të. E lë të luajë në pozicionin tim nëse dëshiron.

Vitin tjetër do të luajmë së bashku, me siguri”, u shpreh futbollisti i PSG për ESPN. Kjo deklaratë prodhon shumë zëra, për të dy lojtarët, pasi edhe Barcelona e dëshiron Neymar serish në ekip. Nga ana tjetër francezët janë klub më i shëndoshë financiarisht dhe mund t’i përgjigjen kërkesave financiare të Messit.

Së fundmi një ftesë për te PSG ia bën edhe Leandro Paredes: “Ne kemi një skuadër të pabesueshme, me lojtarë dhe njerëz të mirë. Shpresoj që Leo të bëjë zgjedhjen më të mirë për vete, por ne do ta mirëprisnim atë me krahët hapur. Të gjithë duam që ai të vijë, por vendimi i përket atij”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!