Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Neymar, na ke borxh 34 milion euro”, telashe pafund për brazilianin

schedule18:23 - 30 Shtator, 2020

schedule 18:23 - 30 Shtator, 2020

Shteti spanjoll nuk toleron aspak kur vjen puna e taksave. Agjencia Spanjolle e të Ardhurave ka publikuar sot listën e borxhlinjve dhe aty ndodhet edhe Neymar. 14.2 miliard euro është shifra totale e borxhit.

Braziliani i PSG-së i detyrohet arkave të autoriteteve tatimore të shtetit iberik plot 34.6 milion euro. Një problem tjetër për sulmuesin e njohur, i cili bëhet gjithmonë protagonist me veprimet e tij.

Në sfidën e kampionatit ndaj Marseille u ndëshkua me të kuqe dhe akuzoi mbrojtësin spanjoll të skuadrës mike Alvaro për racizëm. Neymar u pezullua me dy ndeshje, ndërkohë që u zbulua se kishte ofenduar japonezin Hiroki Sakai.

“Ik nga këtu, kinez m**i”, janë fjalët që 28-vjeçari i ka thënë kundërshtarit aziatik, veprim për të cilin rrezikon një dënim të madh nga Komisioni Disiplinor i LFP. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!