“Neymar? Më thanë se është fëmijë i mbarë, por në fushë ishte i padurueshëm”

schedule21:06 - 7 Maj, 2021

schedule 21:06 - 7 Maj, 2021

Juanfran Torres, një nga lojtarët më të mirë të Atletico Madrid në dekadën e kaluar ka folur së fundmi për mediet në Brazil, ku luan me Sao Paolo në Serie A. Mbrojtësi i djathtë flet për klubin e tij të zemrës dhe tregon për betejat me Neymar në fushë.

Rikthim te Atletico? Ata e kanë të lehtë me mua. Kur të kenë nevojë për mua, do jem aty. Neymar ka qenë rivali më i bezdisshëm i imi. Ata q ëe njohin me thanë se jashtë fushës është fëmijë i mirë, por brenda saj i padurueshëm. Ai të provokon edhe pa top. Gjithsesi edhe unë nuk jam shenjtor.

Dani Alves? Luftuam shumë me njëri-tjetrin kur ishim në Madrid e Barcelonë dhe më pas e donim njëri-tjetrin si vëllezër. Ai është dy vite më i madh se unë dhe është në nivel shumë të lartë. Te Atletico e duan Griezmann.

 

Donim që ai të ishte flamuri ynë, por nuk e bëri. Tani dua që gjërat të shkojnë më mirë për Suarez. Të gjithë e njohin shumë mirë Villarreal. Ata janë njerëz shumë të respektueshëm. Nëse nuk do kisha luajtur aq shumë me Atletico Madrid, do doja të luaja me Villarreal”, u shpreh Juanfran. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!