Neymar kthehet “hal në sy” për PSG, klubi i gatshëm edhe ta huazojë

schedule11:32 - 6 Maj, 2023

schedule 11:32 - 6 Maj, 2023

Në këtë periudhë, Parisi nuk ndodhet në një zonë shumë të qetë dhe problemet sa vijnë edhe shtohen dita ditës për klubin e PSG-së.

Pas zhurmës të krijuar për Leo Messi, ku klubi e dënoi për largimin e paautorizuar në drejtim të Arabisë Saudite dhe që nxiti më shumë një largim të mundshëm të argjentinasit në verë, tashmë duhet të merren edhe me kartonin e Neymar.

Sipas “Cadena Ser”, në Paris nuk e duan më brazilianin në ekip, madje janë të gatshëm ta lënë të lirë edhe në formulën e huazimit.

Messi dhe Neymar janë të dy me valixhe në duar dhe për brazilianin ka kohë që thuhet se Chelsea është pas tij./ h.ll/abcnews.al