Rikthimi i Neymar te Barcelona nuk është më një hipotezë. Sipas mediave iberikase, braziliani ka arritur marrëveshjen me presidentin e Barcelonës, Bartomeu. Inter nuk dorëzohet për Lukakun, ka gati 70 milionë euro.
Barcelona po tenton një rikthim të bujshëm dhe duket se rikthimi i Neymar në “Camp Nou”, tashmë nuk është vetëm një hipotezë. Vetë braziliani ka pranuar se dëshira e tij është që të rikthehet dhe ka pranuar edhe ulje rroge, teksa “Sport” raporton se Neymar ka arritur edhe akordin verbal me presidentin Bartomeu. Presidenti i Barcelonës, e ka bindur Neymar për një kontratë 5-vjeçare ndërkohë që tashmë mbetet gjithçka në dorë të PSG-së.
Interi është pranë marrëveshjes me Lukakun. Sulmuesi belg e ka shprehur hapur dëshirën e tij për të firmosur me Interin dhe drejtuesit e klubit zikaltër kanë nisur nga puna. Manchester United pas disa refuzimeve ka dhënë dritën jeshile për nisjen e negociatave me zikaltërit.
Agjenti i tij ishte i pranishëm në zyrat e Interit për të gjetur marrëveshjen dhe thuhet se kjo goditje mund t’i kushtojë Interit rreth 80 milionë euro. Tashmë merkato ka hyrë në një fazë të nxehtë dhe Antonio Conte e dëshiron me çdo kusht lojtarin që në fazën përgatitore.
Milan kërkon me patjetër një mesfushor për sezonin e ardhshëm dhe emri më i preferuar është ai i Lucas Torreira, në pronësi të Arsenal. 23-vjeçari dëshiron të kalojë tek Milan, por klubi kuqezi duhet të gjejë formulën e duhur për të afruar mesfushorin, me të cilin mediat italiane thonë se ka akord për termat ekonomikë.
Emri i parë që do iu ofrohet “Topçinjve” është ai i Franck Kessie, i vlerësuar në 35 milionë euro nga “Djalli”, mirëpo lojtari nga Bregu i Fildishtë nuk pëlqehet nga trajneri Unai Emery, për shkak të lojës fizike që ai bën.
Për këtë, është menduar që të përfshihet kartoni i mbrojtësit të majtë, Ricardo Rodriguez. Vlera e kartoni të mbrojtësit 26-vjeçar mendohet të shkojë deri në 20 milionë euro./ABC News Albania 24/7