Neymar dhe Barcelona kanë paditur njëri-tjetrin dhe miliona euro janë në mes. Një bonus i premtuar nga klubi katalanas në vitin 2016 është bërë molla e sherrit.
Kampionët e Spanjës pretendojnë 14 milionë euro nga braziliani, pasi bonusi do të përfitohej nga rinovimi i sulmuesit. Ky i fundit u largua drejt PSG verën e vitit 2017, ndërsa kërkon 26 milionë euro + kamatat nga klubi katalanas.
Palët po arrijnë të gjejnë një marrëveshje për të mos përfunduar në gjyq. “SER Chain” raporton se Neymar është gati të falë ish-kubin e tij, por me kushtin që të firmosë sërish me Barçën.
Diçka e tillë është e pamundur pasi ai ka një kontratë me PSG deri në vitin 2022. Braziliani ka zbarkuar mbrëmjen e kaluar në qytetin spanjoll, ndërsa nuk ka marrë pjesë në seancën gjyqësore. /abcnews.al