“Neymar është penduar, e dua te Barcelona! Lautaro? Ngjan me Luis Suarez”

schedule11:59 - 20 Shkurt, 2020

schedule 11:59 - 20 Shkurt, 2020

Nuk e shohim shpesh në intervista, por ylli i Barcelonës, Leo Messi, ka folur ditën e sotme për “Mundo Deportivo”. Argjentinasi ka folur gjerë e gjatë për çështje të ndryshme, ku ato që spikasin janë ato për Neymar, Lautaro Martinez si dhe për të ardhmen e tij.

RIKTHIMI I NEYMAR TE BARCELONA – “E kam thënë shumë herë dhe prapë po e them: Neymar është një nga lojtarët më të mirë në botë dhe do të më pëlqente që ai të rikthehej një ditë. Mendoj se ai është bërë pishman që është larguar dhe e po e mendon realisht mundësinë për të veshur sërish fanellën e Barcelonës”, shprehet Messi.

 

LAUTARO MARTINEZ – Argjentinasi i Interit është një nga më të lakuarit për një kalim te Barcelona. Në lidhje me të, Messi shprehet: “Ai është spektakolar. Pritej që Martinez të ishte një lojtar i madh dhe tani ai po shpërthen, po i tregon më së mirë aftësitë që zotëron. Është shumë i fortë, sidomos në lojën një kundër një. Shënon shumë gola dhe më ngjan shumë me Luis Suarez”.

 

E ARDHMJA E TIJ – Messi ngacmohet edhe për të ardhmen e tij: “E kam përsëritur disa herë që dëshira ime është të qëndroj këtu. Nëse klubi dhe tifozët më duan këtu, atëherë qëndrimi im këtu kurrë nuk do të jetë një problem. Kam pasur shumë mundësi për t’u larguar, madje disa klube kanë qenë gati të paguanin dhe klauzolën time, por nuk e kam menduar kurrë largimin”.

SHERRI ME ABIDAL – Para pak kohësht pati akuza në distancë me drejtorin sportiv, Eric Abidal: “Nuk e di se çfarë po mendonte ai. Ju kundërpërgjigja se u ndjeva i sulmuar. Janë thënë shumë gjëra për mua, që unë kam më shumë pushtet se trajner apo ku di unë. Janë thjesht fjalë boshe”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!