Neymar është me fat, kush janë të dashurat e yllit brazilian ndër vite?

schedule16:00 - 24 Mars, 2020

schedule16:00 - 24 Mars, 2020

Ylli brazilian, Neymar Junior, është shumë i suksesshëm brenda fushave të blerta, ku ka fituar një numër të madh trofesh me skuadrat e Santos, Barcelonës dhe PSG-së. Sulmuesi e ka nisur karrierën e tij si profesionist që në moshën 17 vjeçare dhe ka më shumë se 10 vite që është në qendrën e vëmendjes.

Jo vetëm për arritjet e tij brenda fushës, por dhe për ato jashtë saj. Neymar është i suksesshëm dhe me femrat dhe partneret e tij ndër vite, janë shumë seksi dhe të famshme. Aktualisht, Neymar është në një lidhje me bukuroshen braziliane, Bruna Marquezine, me të cilën është fotografuar shpesh në Brazil dhe në Paris.

Bruna Marquezine, partnerja aktuale e Neymar

Në të kaluarën, Neymar ka pasur dhe një lidhje me bukuroshen Anitta, e cila është një këngëtare shumë e famshme dhe ndiqet nga më shumë se 45 milion fansa në Instagram.

Këngëtarja Anitta gjatë një performance

Në vitin 2014, e dashura e Neymar ka qenë aktorja dhe modelja braziliane, Thaila Ayala, po ashtu shumë e njohur në botën e showbizit dhe shumë seksi me fotot e saj në internet.

Thaila Ayala, ish-partnerja e Neymar

Neymar ka një djalë me bukuroshen Carolina Dantas, me të cilën ka pasur një lidhje dashurie shumë kohë më parë. Tani, dyshja është e ndarë, por sërish kanë takime me njëri-tjetrin, duke u ndikuar dhe nga djali i tyre./abcnews.al

Neymar dhe Carolina Dantas, e ëma e djalit të Neymar