Newscastle po vazhdon të “peshkojë” lojtarë të rëndësishëm në skuadrat e tjera, për të bërë të mundur një transferim në merkaton e janarit.
Duke qenë se janë dhe klubi më i pasur i futbollit, drejtuesit nuk po kursejnë aspak, duke ofruar edhe paga të larta për të bindur lojtarët e dëshiruar.
Këtë herë Newscastle ka hedhur sytë nga Atletico Madrid, teksa kanë piketuar lojtarin anglez, Kieran Tripier.
Sipas “The Sun” raportohet se “Magpies’ janë gati të paguajnë 30 milion euro për lojtarin anglez, ndërsa Tripier nuk ka mundur të gjejë shumë hapësira në formacion këtë sezon dhe një largim i tij drejt Newscastle është mëse i mundshëm. /f.a/abcnews.al