Që nga momenti ku Newcastle u bë klubi më i pasur në botë , ku në krye të tavolinës u vendos sheiku, thashethemet e merkatos filluan në ccast dhe tifozët e tyre filluan të ëndërronin.
Në listën e dëshirave u shënua Ramsey, uellsiani i cili luan për Juventus në Itali. Sipas “Mirror” , 30- vjeccari ka pranuar të trasnferohet përsëri në Angli por këtë herë tek Newcastle.
Rikthimi i tij në Premier League duket se është shumë afër , ku oferta e sheikëve për të është 10 milion funte plus bonuse në sezon. Aaron Ramsey është aktivizuar vetëm pesë herë këtë sezon dhe duket se nuk bënë më pjesë në planet e Allegrit./H.LL/abcnews.al