Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

New York Times: Papa Wojtyla u shpall shenjt shumë shpejt!

schedule15:52 - 17 Nëntor, 2020

schedule 15:52 - 17 Nëntor, 2020

Pas publikimit nga ana e Vatikanit të “Raportit McCarric”, New York Times sërish hedh dyshime për kanonizimin e Giovanni Paolo II, ndodhur në vitin 2014 pas një proçesi shumë të shpejtë, dhe hedh hije për Papën polak; për mënyrën se si menaxhoi në vitin 2000 promovimin në selinë e Washington, të figurës së diskutueshme të Theodore McCarrick, i cili u parapri nga një histori e jashtëzakonshme për mbledhje fondesh. Ndërsa aktualisht ai njihet si ngacmues seksual dhe pedofil, në mënyrë të vecantë në dëm të seminaristëve të rinj.

Çështja e McCarrick trondit ende Shtetet e Bashkuara të Amerikës: “Sot pas më shumë se një dekade dyshimesh – shkruan New York Times në një editorial me eko botërore – reputacioni i Giovanni Paolo II ka rënë. Pasi vetë Vatikani shpejtoi për ta kanonizuar, publikoi këtë javë një raport të jashtëzakonshëm që vendosi në këmbët e shenjtit fajin për promovimin e karrierës së kardinalit amerikan. Ky i fundit u dëbua nga Papa Francesko në vitin 2018 me një proces të drejtpërdrejtë brenda Kongregacionit për doktrinën e Fesë.

NYT, gjithashtu përmend faktin se “hetimi” McCarrick, i cilësuar “institucional” nga Selia e Shenjtë dhe u publikuar dy vite pas hetimeve të brendshme me 90 audicione, paralelisht dhe në një lloj mënyrë si pasojë e asaj të ish zyrës së shenjtë; u komisionua nga Papa Francesko, që kanonizoi Wojtyla në vitin 2014″ dhe “zbulon se si Giovanni Paolo II ka zgjedhur të mos i besojë akuzave të përsëritura për abuzime seksuale kundër kardinalit McCarrick, përfshirë pedofilinë, duke i lejuar në këtë mënyrë që të ngjisë shkallët e hierarkisë.



Gjithnjë NYT nënvizon se, sipas kritikëve, Raporti “furnizon sidomos me provën djegëse se Kisha përshpejtoi në mënyrë të rrezikshme procesin e kanonizimit për Giovanni Paolo”, me një çështje që ka përfituar nga lidhja speciale që për pesë vjet që nga vdekja e kandidatit, “e tashmë ka mbetur në kurth në rrënojat e saj”. NYT përmend dhe rolin e monsignor Dziwisz, (në të kaluarën i përfshirë në cështje dhe për shkak të ngjarjes së trishtueshme të Legjionarëve të Krishtit, Marcial Maciel Degollado), që si shkruhet në raportin e Vatikanit, u bë ndërmjet një letre me të cilën McCarrick mashtroi Wojtyla, duke pretenduar se nuk kishte pasur asnjëherë marrëdhënie seksuale as me burra dhe as me gra; e duke marrë në këtë mënyrë promovimin që synonte.

Ujërat mbeten të trazuara në kishën polake ku konferenca episkopale ka si qëllim të vijojë me iniciativën e një komisioni hetimor të pavarur për pedofilinë. Dhe trazohen dhe ujërat e konferencës episkopale amerikane, e cila është mbajtur virtualisht në kuadër të masave anti Covid në sezonin e saj të vjeshtës. Në tryezën e peshkopëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është dorëzuar kërkesa shokuese e Reporerit Kombëtar Katolik, një revistë historike progresiste, që të diskutohet kërkesa e Vatikanit për të hequr kultin e Shën Giovanni Paolo II (festa liturgjike është në 22 tetor).

“Viktimat e abuzimeve – sipas kësaj reviste  nuk meritojnë më pak se kaq”. Në rend të ditës në asmblenë e peshkopëve në SHBA janë pikërisht këto tema. Në website-n zyrtar lexohet: “Peshkopët do të analizojnë një raport të Bordit Kombëtar të Rishikimit që kritikon komisionin për Mbrojtjen e të Miturëve për temat e mbrojtjes së kësaj kategorie, sidomos rreth politikave dhe praktikave për parandalimin”. Axhenda e takimit përfshin dhe një dialog mes peshkopëve për sa i përket reagimit të Kishës për pandeminë e Covid-19 dhe racizmin. s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!